Sipas zëvëndësministrit të jashtëm rus Sergei Ryabkov, marrëdhëniet Rusi-Shtetet e Bashkuara janë në prag të një konflikti të armatosur. Por Ryabkov tha se “Moska po punon për të siguruar që kjo të mos ndodhë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
Ryabkov tha se Moska dhe Uashingtoni janë në kontakte të vazhdueshme, përfshirë në një nivel të lartë, por gjithashtu shtoi se “Uashingtoni ka qenë prej kohësh një palë e drejtpërdrejtë në konfliktin ukrainas dhe synon të shkatërrojë Rusinë sovrane”, raportoi TASS.
Lajmi vjen pas pretendimit të pabazuar të Rusisë se SHBA-ja ishte e përfshirë në një sulm të supozuar me dron në Kremlin dhe një tentativë për vrasje kundër Presidentit Vladimir Putin.
John Kirby, Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Komunikimet Strategjike, e quajti “qesharake” pretendimin e Rusisë se SHBA-ja e udhëzoi Ukrainën të kryente një sulm të tillë.
Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se SHBA nuk e dinte se kush ishte përgjegjës.
/abcnews.al