Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerësoi mënyrën se si Suedia ka reaguar ndaj pandemisë. Qeveria Suedeze është kritikuar gjerësisht për menaxhimin e krizës së koronavirusit duke lejuar përhapjen e virusit gjerësisht në popullatë për të zhvilluar imunitetin e tufës.
Por Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore hodhi poshtë pretendimet se Suedia nuk ka zbatuar masa kufizuese.
“Suedia u përpoq të mbështetej tek individët dhe komunitetet për të përmbushur këshillat e qeverisë dhe është përpjekur të shmangë vendosjen e bllokimeve të detyrueshme”. Kjo bazohet në besimin që ka midis qeverisë suedeze dhe njerëzve të saj, tha Ryan.
“Kjo është mënyra në të cilën bashkëveprojnë njerëzit suedezë, qeveria suedeze,” tha ai. “Kjo është kontrata sociale në Suedi.”
Ryan veçoi Anders Tegnell, epidemiologun e Suedisë. Ai tha: “Unë mendoj se Anders Tegnell dhe ekipi i tij kanë bërë një punë të mirë.”
“Çdo qeveri duhet të gjejë rrugën për të kontrolluar sëmundjen dhe ka shumë gjëra që duhet të mësojmë nga çdo vend,” shtoi ai. “Asnjë vend nuk ka vepruar në mënyrë të përsosur. Të gjitha vendet kanë bërë gabime, “shtoi ai./abcnews.al