Zyrtari i lartë i DASH Philip Reeker përfundon takimin me Ramën, menjëherë në zyrën e Bashës

schedule12:04 - 30 Qershor, 2021

schedule 12:04 - 30 Qershor, 2021

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Philip Reeker.  E pranishme në këtë takim ka qenë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka shoqëruar Reeker në takimin me Ramën të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë.

Mësohet se fokusi i këtij takimi, kanë qenë zhvillimet e fundit, si integrimi i Shqipërisë, marrëveshjet se ka Shqipëria me SHBA si dhe stërvitja “Defender Europe”.

Menjëherë pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Philip Reeker i shoqëruar nga Yuri Kim pas Ramës shkon në Selinë blu për të takuar Bashën.

Pas Shqipërisë Reeker do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!