Zyrtari i Kharkiv: Forcat ukrainase po përparojnë në verilindje

schedule10:00 - 17 Maj, 2022

schedule 10:00 - 17 Maj, 2022

Ushtarët ukrainas po përparojnë në veri dhe verilindje të Kharkiv, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të qytetit verilindor, shkruan CNN.

Oleh Syniehubov tha se po zhvilloheshin beteja në verilindje të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, në drejtim të qytetit të Vovchansk, përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë. Qyteti është bërë një rrugë furnizimi për forcat ruse, ndërsa po përpiqen të ruajnë ofensivën e tyre në rajonet Donetsk dhe Luhansk më në jug.

Ndërprerja e kësaj linje furnizimi mund të rrezikojë aftësinë e rusëve për të përforcuar ofensivën e tyre ndaj Slovianskut dhe Kramatorskut.

“Betejat kryesore po zhvillohen në vendbanimet në veri të rajonit,” tha Syniehubov. “Armiku është i fokusuar në mbajtjen e pozicioneve. Trupat tona duhet t’i zmbrapsin në çdo pëllëmbë të territorit tonë.”

Syniebuhov shtoi se përparimet e Ukrainës kishin ndihmuar në reduktimin e forcave ruse por jo në eliminimin e tyre në Kharkiv. Të hënën, forcat ukrainase raportuan sulme në distriktet Saltivka dhe Shevchenkivskyi afër Kharkivit, shtoi Syniebuhov.

“Dy persona u vranë dhe nëntë u plagosën në 24 orët e fundit”, tha ai.

Syniebuhov tha se janë raportuar gjithashtu sulme në Kharkiv.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!