Zyrtari i DASH të mërkurën në Kosovë

schedule18:44 - 24 Tetor, 2017

schedule 18:44 - 24 Tetor, 2017

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Bryan Yee, do të zhvillojë një vizitë dhe në Kosovë pas asaj në Beograd. Kjo është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila bën të ditur se Yee do te takojë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Gjithashtu mësohet se Hoyt Bryan Yee do të ketë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.