Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Shqipërisë që të vazhdojë procesin e reformës në drejtësi dhe të mos vonojë me ngritjen e institucioneve të posaçme për sundimin e ligjit dhe hetimin e korrupsionit. Për Uashingtonin, Tirana zyrtare duhet të japë prova se e meriton të ardhmen europiane.
Matthew Palmer, ndihmës sekretar amerikan i Shtetit, nga kryeqyteti serb ka dërguar porosi për tërë rajonin. Ka thënë se shpreson që vitin e ardhshëm të jetë në Ballkan për ta parë Maqedoninë në NATO. Ai u ka bërë thirrje politikanëve në Shkup që të tejkalojnë politikën në shërbim të së ardhmes evropiane.
Matthew Palmer: “Aleati ynë në NATO, Shqipëria, ka ecur përpara. Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Europian për të konsideruar hapjen e negociatave me Tiranën në qershor. Ky vendim reflekton vendosmërinë për të riorganizuar institucionet kyçe të sundimit të ligjit. Pra, reformën në drejtësi, për të luftuar krimin e organizuar dhe për të zhdukur korrupsionin”.
Me vullnet politik arritjet mund të jenë të sigurta. Palmer është fokusuar tek mundësitë për të arritur për të gjitha shtetet e Ballkanit.
Matthew Palmer: “Tirana duhet të ndërtojë një moment mbi këto përpjekje duke i demonstruar Brukselit dhe popullit shqiptar se është e përkushtuar dhe e aftë për të bërë ndryshimet që do të sigurojnë të ardhmen në BE. Kemi parë disa gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkohen nga pozitat publike teksa i nënshtrohen vetingut. Nxisim Shqipërinë që ta mbajë drejtësinë e saj në përgjegjësi duke hequr imunitetin për ata që pranojnë ryshfet, apo veprojnë në bazë të presioneve politike”.
Ai ka thënë se SHBA mbështesin ushtrinë e Kosovës, por si proces që do të kërkoj kohë, në mënyrë që të jëtë i dobishëm për rajonin. Gjatë vizitës në Serbi ai ka përmendur Bosnjën si brengë, ndërsa ka kërkuar nga Tirana përkushtim për BE-në, duke përshëndetur suksesin e arritur. /abcnews.al