Një zyrtar i lartë i BE-së i ka bërë thirrje Rusisë të rinovojë marrëveshjen e grurit që lejoi kalimin e sigurt të grurit ukrainas përmes porteve të Detit të Zi, pasi Rusia u tërhoq nga marrëveshja muajin e kaluar.
Nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis tha se Rusia “po përdor grurin si armë”. Kufizimet ruse në transportin e drithërave të Ukrainës po krijojnë probleme jo vetëm për Kievin, por për shumë vende në zhvillim, shtoi ai.
“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, të Turqisë për iniciativën e grurit të Detit të Zi,” u tha ai gazetarëve në Indi, ku mori pjesë në një takim tregtar të G20, përpara se t’i bënte thirrje Rusisë që të rinovojë marrëveshjen njëherë e përgjithmonë./abcnews.al