Një zyrtar i mbrojtjes amerikane ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës mbetet kryesisht i bllokuar, me ushtrinë ruse që nuk ka lëvizur më drejt Kievit që nga jave e kaluar.
Rusët kanë lëshuar më shumë se 1100 raketa, por mund të përballen me disa “çështje të inventarit”, tha zyrtari. Disa raketa kanë dështuar të lëshohen, disa kanë dështuar të shpërthejnë, shtoi zyrtari, shkruan BBC.
Më herët Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën se nuk janë në gjendje të konfirmojnë ose hedhin poshtë pretendimin e Rusisë se ka përdorur një raketë hipersonike./abcnews.al/