Zyrtarët e policisë greke premtojnë se do vijojnë punën edhe gjatë natës

schedule20:51 - 16 Gusht, 2020

schedule 20:51 - 16 Gusht, 2020

Drejtori i Policisë Kufitare të Janinës Fotis Dijis dhe komandanti i Policisë Kufitare Greke të Janinës Thomas Betsis kanë mbërritur në pjesën shqiptare të Kakavijës për të parë nga afër situatën e krijuar.

Ata janë takuar me drejtuesit e Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës.

LEXO edhe: Abc News në Kakavijë: Vijojnë radhët e gjata dhe shtohen postblloqet e policisë

Këta të fundit duke parë volumin e punës dhe prezencën e shumtë të emigrantëve shqiptarë u kanë kërkuar homologëve grekë shtyrjen e orarit të hyrjes se emigrantëve në Greqi edhe gjatë orëve të natës deri në orën 06:00 të ditës së nesërme.

Zoti Diniss dhe Betsas kanë premtuar se do të lejojnë funksionimin e pikës edhe gjatë orëve të natës deri në zhdukjen e radhëve të emigrantëve që presin në Kakavijë për t’u larguar drejt Greqisë.

LEXO edhe: Nga nesër rregulla të reja, rreth 1000 shqiptarë kalojnë kufirin grek nga Kapshtica

Prej ores 06:00 të ditës së nesërme çdokush që do hyjë në Greqi do t’i duhet të paraqesë PCR test dhe karantinim i detyruar 7 ditor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!