Nënsekretarja amerikane e Shtetit Azra Zea dhe i dërguari i posaçëm i Lindjes së Mesme për Çështjet Humanitare, David Satterfield do të takohen me zyrtarë egjiptianë dhe të OKB-së në Kajro për të diskutuar lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Gaza, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.
Zea, e cila fokusohet në demokracinë dhe çështjet e të drejtave të njeriut, do të udhëtojë në Paris të enjten, ku do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në konferencën ndërkombëtare për ndihmën humanitare në Gaza, tha ministria në një deklaratë.