Arlind Kalaja nuk është më pjesë e Vllaznisë dhe lajmin e ka bërë zyrtarë vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me futbollistin Arlind Kalaja për ta ndërprerë me konsensus kontratën dhe bashkëpunimin mes palëve.
KF Vllaznia e falënderon futbollistin Arlind Kalaja për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës”, njofton klubi i Vllaznisë.
Kalaja është aktivizuar nga trajneri i Vllaznisë vetëm në një ndeshje në Kupën e Shqipërisë e luajtur kundër Labërisë, ndërkohë që ka qenë i grumbulluar në tetë ndeshje të kampionatit, por nuk i është besuar asnjë minutë. /f.a/abcnews.al