Zyrtare: Vllaznia e gjen sulmuesin në Maqedoninë e Veriut

schedule14:15 - 17 Janar, 2020

schedule 14:15 - 17 Janar, 2020

Vllaznia e bën zyrtare. Mirsad Jonuz do të ketë nën urdhrat e tij për pjesën e dytë të sezonit edhe sulmuesin Simeon Hristov, i cili luante për skuadrën e Borec në Maqedoninë e Veriut. “Ashtu siç pritej, pas disa ditësh stërvitje me ekipin, mesditën e sotme është arritur akordi dhe më pas ka ardhur firma në kontratë me futbollistin maqedonas Simeon Hristov.

Lojtari në fjalë luan në pozicionin e sulmuesit dhe me marrjen e tij drejtuesit e klubit kanë plotësuar një nga kërkesat e stafit teknik për përforcime në repartin ofensiv, duke shpresuar të kemi zgjidhur problemin e shfaqur tek skuadra në gjysmën e parë të sezonit.

Klubi dhe futbollisti Simeon Hristov kanë firmosur së bashku për një periudhë njëvjeçare. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti dhe shpresojmë që bashkëpunimi dypalësh të jetë sa më i frytshëm në të mirë të skuadrës tonë”, shkruhet në njoftimin e kuqebluve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!