Zyrtare: Vllaznia “blindon” një tjetër talent, shkodrani firmos për 5 vite

schedule13:15 - 29 Qershor, 2021

schedule 13:15 - 29 Qershor, 2021

Vllaznia më në fund e ka kthyer vëmendjen te akademia e saj dhe nuk lejon që talentet të shpërndahen në ekipe të tjerë të Superiores, pa fituar asgjë.

Një tjetër talent do qëndrojë në shtëpi dhe ka firmosur kontratë afatgjatë për 5 vite. Geralb Smajli ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit dhe do vazhdojë të jetë pjesë e Vllaznisë, fillimisht në ekipin e dytë.

Mbrojtësi e ka nisur futbollin në klubin Djelmnia Shkodrane, për të kaluar më pas te FC Shkodra e Shkëndija e Tiranës, derisa kaloi te Vllaznia në vitin 2020.

NJOFTIMI I KLUBIT – KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur kontratën me mbrojtësin 19 vjeçar Geralb Smajli. Ai është produkt i akademisë tonë dhe si rrjedhojë konsiderohet një element i së ardhmes. Për këtë arsye është firmosur kontratë 5 vjeçare me të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!