Vllaznia ka zyrtarizuar një tjetër lojtarë në këtë merkato. Shkodranët kanë arritur të firmosin kontratë 1+1 me një mesfushor francez, Michael Panos.
Lojtari francez është pjesë e skuadrës së Thomas Brdaric që prej muajit shtator por vetëm tani ka mundur të bindë drejtuesit që t’i ofrojnë kontratë dhe të jetë pjesë e shkodranëve për pjesën e mbetur të sezonit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i uron mirëseardhjen lojtarit francez.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Michaël Panos duke firmosur me të një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe një viti tjetër. Lojtari në fjalë ka disa muaj që stërvitet me skuadrën dhe nga sot është zyrtarisht pjesë e saj.
KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti. Ëelcome Michaël Panos!” shkruan Vllaznia në “Facebook”.
/f.a/abcnews.al


