Sulmuesi i Everton, Moise Kean, është zyrtarisht lojtari më i ri i PSG-së. Ka qenë vetë klubi francez që ka konfirmuar afrimin e italianit përmes një postimi në “Twitter”.
20-vjeçari ka kaluar në Paris në formë huazimi dhe drejtuesit francezë e konsiderojnë atë si zëvendësuesin ideal të Edinson Cavanit. Kean e humbi vendin e titullarit tek Everton, edhe pse Carlo Ancelotti besonte shumë në aftësitë e tij.
?✍️ #WelcometoParis pic.twitter.com/Nc9UKwhc3U
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) October 4, 2020
Kujtojmë që para se të kalonte në Premier League, Moise ka qenë pjesë e Juventusit për dy sezone. Tashmë atë e pret një aventure e re në një kampionat të ri, ku pritet për tu parë nëse ai do të përshtatet apo jo. /abcnews.al