Zyrtare: Vjen edhe firma, Julian Shehu transferohet në Poloni

schedule20:50 - 10 Qershor, 2022

schedule 20:50 - 10 Qershor, 2022

Julian Shehu është gati për aventurën e re në Poloni. Mefushori, i larguar nga Laçi pas tre sezonesh, ka nënshkruar sot me Widzew Lodz.

Shehu do jetë pjesë e polakëve deri më 30 qershor 2024. Kjo nuk është eksperienca e parë për të jashtë vendit, pasi ka luajtur edhe në Greqi.

Mesfushori është aktivizuar edhe me Kastriotin në Superiore, ku edhe ra në sy për herë të parë. /h.ll/abcnews.al