Zyrtare: Ushtrohet e drejta, Leipzig blen mbrojtësin e Gjermanisë

schedule14:18 - 12 Prill, 2021

schedule 14:18 - 12 Prill, 2021

Leipzig mori në huazim nga Monaco Benjamin Henrichs në fillim të sezonit. 24-vjeçari gjerman aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe i ka bindur të gjithë me ndeshjet pozitive që ka luajtur.

Drejtuesit e klubit gjerman kanë ushtruar të drejtën e blerjes së lojtarit (15 milion euro) ditën e sotme, duke zyrtarizuar kalimin përfundimtar të Henrichs tek ekipi i Julian Nagelsmann.

Leipzig ka bërë zyrtare mbylljen e operacionit me anë të një postimi në faqen zyrtare në Twitter, teksa Henrichs (5 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë) ka firmosur kontratën e re deri në verën e vitit 2025. /abcnews.al