Zyrtare: UEFA jep lajmin e madh, tifozët rikthehen në Superkupën e Europës

schedule16:11 - 25 Gusht, 2020

schedule 16:11 - 25 Gusht, 2020

Tashmë është zyrtare. UEFA ka konfirmuar se në finalen e Supekupës së Europës mes Bayern Munchen dhe Sevillas do të ketë tifozë në stadium. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet në 24 shtator në Budapest dhe fituesit e Champions League dhe Europa League do të garojnë mes tyre  për trofeun prestigjioz.

“Ka qenë e rëndësishme që futbolli të vazhdojë dhe në periudha të vështira, por pa tifozë loja ka humbur diçka nga karakteri i saj. Shpresojmë që ta përdorim Superkupën në Budapest si një lloj kthese për sa i përket rikthimit të tifozëve.

Ne po bashkëpunojmë me Federatën Hungareze të Futbollit, si dhe me qeverinë lokale, për të siguruar masat e nevojshme për të gjithë ata që do të marrin pjesë në këtë ndeshje. Nuk do të marrim asnjë veprim, i cili mund të vendosë në rrezik shëndetin e njerëzve,” janë fjalët e presidentit të UEFA-s, Alekander Ceferin.

Ndërkohë asnjë ndeshje tjetër e UEFA-s nuk do të hapë dyert e stadiumeve, deri në një njoftim të dytë. Në këtë ndeshje marrin pjesë deri në 30% të kapacitetit të stadiumit, ku do të zhvillohet finalja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!