Teuta njoftoi një ditë më parë largimet e Darko Nikac dhe Roni Gashi. Ky i fundit ka gjetur menjëherë skuadrën e re dhe do të rikthehet të luajë në Kosovë, ku më parë ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit. Mesfushori do të luajë në elitë dhe me Ballkanin, skuadër që mban vendin e parë në Ipko Superliga.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, ndërkohë që edhe Gashi ka pozuar me fanellën e ekipit të ri. “Të dashur tifozë , për të mbyllur vitin 2019 me përforcimin e Janarit: Roni Gashi, lojtari më i ii i klubit. Roni vjen prej Teutës nga Durrësi “, shkruhet në njoftimin e Ballkanit, që publikon edhe fjalët e para të mesfushorit pas kësaj lëvizjeje.
“E ku ka më mirë se në vendlindje”, janë fjalët e Gashit, i cili do të kërkojë të fitojë titullin kampion në Kosovë. Mesfushori qendror nuk pati shumë hapësira këtë sezon te Teuta, teksa nga 13 ndeshje, vetëm gjashtë i nisi nga fillimi. /abcnews.al