-Lindon Selahi pas dy vitesh qëndrim e ka mbyllur me holandezët e Twente. Mesfushori i kombëtares u kthye te Twente pas huazimit 6-mujor te Willem II, ku grumbulloi më shumë 400 minuta në 20 ndeshje, në të cilat u aktivizua më shumë nga stoli.
Kështu, Twente ka vendosur të mos i zgjasë më kontratën 22-vjeçarit, që nga sot del lojtar i lirë dhe shqyrton ofertat në drejtim të tij. Selahi nuk arriti të bëhet titullar stabël asnjëherë te Twente, pavarësisht se klubi besoi mjaft sidomos në fillim të aventurës.
Sezoni i parë te Twente ishte më i miri për Selahin, ku luajti në 25 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Më pas, në sezonin aktual ai nuk arriti të lërë gjurmë dhe klubi e huazoi te Willem II, por pa rezultat për të bindur drejtuesit të rinovojnë me të. /abcnews.al
?⚽ ?????? ?????? ???????? ??? ?? ??????
? ????? ?? ???????? ???? ???????
? ?????? ???????!
? https://t.co/ArFRF9yNih #FCTwente pic.twitter.com/YQYEFe06m7
— FC Twente (@fctwente) June 2, 2021