Zyrtare: Tirana përforcon mbrojtjen, firmos shtatlarti i Shqipërisë U21

schedule22:40 - 26 Gusht, 2020

schedule 22:40 - 26 Gusht, 2020

Shaqir Tafa te Tirana, ashtu sikurse abcnews.al kishte njoftuar prej disa ditësh. Mbrojtësi ka mbërritur në kryeqytet dhe ka nënshkruar për dy vite me kampionët.

“Shaqir Tafa është zyrtarisht bardheblu! Qëndër mbrojtësi ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Talenti i moshave U21 të kombëtares shqiptare vjen si një përforcim me vlera per skuadrën.

Pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme, Tafa është gati t’i bashkohet ekipit. Ne i urojmë suksese me fanellën bardheblu”, njofton klubi i Tiranës përmes rrjeteve sociale.

Tafa luan në qendër të mbrojtjes dhe me Shqipërinë U21 numëron 14 ndeshje, 13 prej të cilave si titullar. Sikurse kuptohet, ai ka qenë një nga lojtarët kryesorë të kuqezinjve të vegjël dhe tani do të luajë në vendin tonë, pas disa eksperiencave në Serie C.

Sezonin e fundit Tafa ishte pjesë e Sicula Leonzio dhe luajti në 13 ndeshje. Më parë, mbrojtësi ka luajtur edhe me Cuneo e Monopoli, skuadra që e kishin marrë në huazim nga Palermo që zotëronte kartonin e të riut./ abcnews.al