Zyrtare: Tirana hoqi dorë prej tij, sulmuesi bën Gjilanin e Munishit të kërcejë Samba

schedule21:59 - 10 Qershor, 2021

schedule 21:59 - 10 Qershor, 2021

Elton Cale është i Gjilanit dhe ky është thuajse një fakt. Para pak orësh klubi i njohur ka publikuar një postim në Facebook, që na bëri të konfirmojmë këtë lajm dhe tashmë vjen edhe zyrtarizimi.

Sulmuesi ka gjetur akord për dy sezone me Gjilanin, duke firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023. Afrim i madh i Gjilanit dhe Ismet Munishit i bashohet një lojtar shumë cilësor.

Braziliani, prej vitesh një nga më të mirët në Superiore, ka vendosur të lërë kampionatin shqiptar dhe të kalojë në Kosovë, që po investon dhe po vjel sezon pas sezoni lojtarë cilësorë. Cale qëndroi te Tirana dy sezone dhe fitoi titullin kampion.

 

Elton Cale me Florin Biba, menaxherin e tij ne aeroportin e Kukesit, shume prane Kosoves.

Në sezonin e fundit ai kishte probleme të vazhdueshme fizike, kryesisht me shpatullën e tij, çka mund ta ketë shtyrë Tiranën të heqë dorë dhe të mos rinovojë me 32-vjeçarin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!