Zyrtare: Tirana “dhuratë” Burrelit të Patushit, i jep në huazim një talent

schedule11:52 - 3 Shtator, 2021

schedule 11:52 - 3 Shtator, 2021

Tirana ka njoftuar huazimin e mesfushorit Andri Stafa te Burreli. I riu do të ketë mundësi të marrë minuta në ekipin e drejtuar nga Saimir Patushi.

Klubi bardheblu ka dalë me njoftim për këtë lëvizje dhe Stafa nuk do të jetë i vetmi që do të huazohet.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton huazimin e lojtarit Andri Stafa tek ekipi i KS Burreli.

Pas interesimit të klubit mbi lojtarin bardheblu, mesfushori do të jetë në shërbim të skuadrës së KS Burreli në sezonin e ri që pritet të fillojë. I urojmë suksese në këtë rrugëtim”, njofton Tirana. / abcnews.al