Tashmë zyrtarisht Albano Aleksi nuk do të jetë me pjesë e Teutës për sezonin e ri, pasi palët kanë ndarë rrugët mes tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kur thuhet se nuk do të vazhdohet më bashkëpunimi mes tyre.
29-vjeçari ka fituar gjithçka në Durrës, ku ka koleksionuar 1 titull kampion, 1 Kupë të Shqipërisë dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.
“KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Albano Aleksi, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. KF Teuta falenderon Albano Aleksi, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanellën blu. Aleksi meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim”, shkruan Klubi.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al