Alexandros Kouros është rikthyer në Superiore dhe pikërisht te Teuta ku është shpallur kampion. Mbrojtësi luan në linjën e majtë dhe në qendër dhe do të jetë një alternativë e vlefshme për trajnerin Arapi këtë sezon.
“KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje për rikthimin e Alexandros Kouros në klubin tonë. Rikujtojmë që Alexandros Kouros në skuadrën rikthehet pas dy vitesh. Brenda kësaj periudhe ishte pjesë e ekipit të Paeek, ndërsa së fundmi luajti për ekipin e FC Doxa.
KF Teuta i uron mirëseardhjen futbollistit që u shpall kampion me durrsakët përpara dy sezoneve. Gjithashtu në të kaluarën me fanellën e Teutes, Kouros ka fituar, 1 trofe të Kupës dhe 2 trofe të Super Kupës”, njofton klubi durrsak. / abcnews.al