Zyrtare/ Te Laçi nuk ka kohë për festë, bardhezinjtë përforcojnë sulmin

schedule18:18 - 30 Korrik, 2021

schedule 18:18 - 30 Korrik, 2021

Te Laçi nuk ka kohë për festë. Javën e ardhshme (5 gusht) zhvillohet dueli i parë i raundit të tretë të Conference League. Në “Elbasan Arena” zbarkojnë belgët e Anderlecht, teksa drejtuesit kanë përforcuar skuadrën në sulm.

Bardhezinjtë kanë kryer goditjen e radhës në merkato. I afruari i fundit tek ekipi i Shpëtim Duros është Ilirid Ademi. 26-vjeçari ishte pjesë e Shkupit sezonin e kaluar, teksa ka luajtur më parë me Renovën, Makedonija dhe Gostivarin.

Ademi luan në krahun e majtë të sulmit, por bën mirë edhe pozicionet e tjera të repartit ofensiv. “Pas një surprize të bukur ditën e djeshme ku djemtë tanë na mbushen plot emocion, një tjetër surprizë në familjen bardh e zi!!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)

Zyrtarizohet lojtari më i ri! Mirë se vjen në familjen tonë Ilirid Ademi!“, lexohet në komunikatën zyrtare të ekipit kurbinas, që ka firmosur kontratë 2-vjeçare me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!