Zyrtare: Suning e bën “golin”, arrihet marrëveshje për 275 milion me Oaktree

schedule20:41 - 20 Maj, 2021

schedule 20:41 - 20 Maj, 2021

Tashmë është zyrtare. Interi ka arritur një marrëveshje me Oaktree Capital, që do të japë 275 milion euro dhe do të marrë pakicën e aksioneve, 31%, të Lion Rock.

Kështu Interi do të paguajë borxhin prej 242 milion eurosh dhe në vazhdim do të duhet të gjejë stabilitetin financiar, pasi në marrëveshje ka klauzola që i japin mundësi fondit amerikan të marrë të gjitha aksionet.

Interi ka lënë si kolateral pikërisht 68.55 për qind të aksioneve të Suning. Tashmë synohet të kalohen vështirësitë e krijuara dhe pritet që të ketë largime dhe ulje pagash. Shitja e Lautaro Martinez është gjithashtu një opsion për të rregulluar bilancet. /abcnews.al