Përforcim në sulm për Skënderbeun. Klubi korçar ka arritur marrëveshjen me Ardit Nikajn, sulmuesin 19-vjeçar nga Shkodra.
Vetë lojtari ka bërë publik transferimin te juglindorët. Nikaj ka postuar në rrjetet sociale një foto me Ardian Takajn, presidentin e Skënderbeut.
Sulmuesi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e ri, teksa Shkodrasport shkruan se Vllaznia ka mbajtur një përqindje të kartonit të tij.
“Nga sot jam futbollist i Skënderbeut për tre vitet e ardhshme. Dua të falënderoj Vllazninë për vitet që isha pjesë e tyre, ju uroj suksese.
Jam shumë i lumtur për sfidën e re dhe për këtë transferim falënderoj agjentët Denis Balaj dhe Shkumbin Qormemeti“, shkruan Nikaj. /abcnews.al