Zyrtare: Skënder Gega në krye të Kukësit, njoftimi i verilindorëve

schedule18:45 - 28 Maj, 2022

schedule 18:45 - 28 Maj, 2022

Skënder Gega është zyrtarisht trajner i Kukësit. Klubi verilindor ka dalë me njoftim në të njëjtën ditën që bëri me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me italianin Diego Longo.

“FK Kukësi njofton se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenca e klubit dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen ditën e sotme dhe është vendosur që Gega të jetë në krye të stolit.

Skënder Gega rikthehet në Kukës pas një sezoni e gjysmë, duke qenë se në sezonin 2020-2021 drejtoi ekipin në Ligën e Europës dhe në kampionat, duke u larguar pas javës së 11 për shkak të gjendjes shëndetësore.

Prezantimi i trajnerit Gega do të bëhet ditën e hënë në ambientet e zyrave të klubit në stadiumin “KUKËS ARENA”. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Gega dhe suksese në krye të stolit tonë”, njofton klubi verilindor. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!