Shtyhen Euro 2020 dhe Copa America, dy kompeticionet luhen njëkohësisht

schedule15:16 - 17 Mars, 2020

schedule 15:16 - 17 Mars, 2020

Euro 2020 dhe Copa America janë shtyrë në vitin 2021. Pas mbledhjes së sotme të UEFA-s, është vendosur që dy kompeticionet të shtyhen. Si Kupa e Amerikës, ashtu dhe Kupa e Europës, do të luhen në të njëjtat data.

Dy kompeticionet madhore të kombëtareve do të luhen në datat 11 qershor-11 korrik 2021. Shkak për shtyrjen e këtyre dy kompeticioneve madhore është bërë përhapja masive e Koronavirusit dhe kampionatet për klube, janë ndërprerë momentalisht.


Fakti që Euro2020 dhe Copa America janë shtyrë, iu jep kohë klubeve të përfundojnë kampionatet aktuale, ndoshta dhe gjatë verës. Futbollistët do të “vuajnë”, pasi pushimet këtë vit, do të jenë të reduktuara./abcnews.al