Zyrtare: Shkëlqeu me Kukësin, Erick Flores rikthehet në Shqipëri

schedule19:40 - 28 Shtator, 2022

schedule 19:40 - 28 Shtator, 2022

Flamurtari rikthen në Shqipëri, Erick Flores. Braziliani i cili në vitin 2015 ishte pjesë e Kukësit në Superiore, tashmë do të provojë një eksperiencë me vlonjatët në Kategorinë e Parë.

33-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e klubit të Remo në Brazil, teksa karrierën e ka të zhvilluar pikërisht në vendlindje.

Atje ka luajtur edhe për Boavistën, Brasiliense apo Volta Redonda. Në këtë formë, pas plot shtatë viteve, Erick Flores rikthehet në Shqipëri për të veshur fanellën e Flamurtarit.