Shtohet numri i shqiptarëve në Superligën e Zvicrës. Një ditë më parë ka nënshkruar si profesionist edhe anësori Alban Ajdini, i cili është produkt i moshave të Servette. Klubi që garon në elitën e futbollit zviceran është bindur dhe i ka ofruar një marrëveshje.
Ai ishte bashkuar me ekipin e parë që më 19 maj dhe tashmë ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme deri në vitin 2022. Lidhja e tij me Servette është e hershme, pasi i është bashkuar akademisë që në moshën 5-vjeçare.
Futbollisti 20-vjeçar ishte pjesë e Servette U21, skuadër më të cilën ka realizuar pesë gola në 13 ndeshje. Kryesisht ai luan në krahun e djathtë, por mund të aktivizohet edhe në të majtë. Ajdini në të shkuarën është grumbulluar me Kosovën U19, edhe pse ka pasaportë zvicerane. /abcnews.al