Zyrtare, Samuel Eto’o dhe Solari ftesë nga Vllaznia

schedule14:33 - 10 Tetor, 2019

schedule 14:33 - 10 Tetor, 2019

Mirsad Jonuz ka lënë Katarin dhe është rikthyer në qytetin e Shkodrës. Tekniku nga Maqedonia e Veriut ka dalë sot në stërvitje me ekipin dhe po përqendrohet te puna me futbollistët, që të jenë gati për ndeshjen e radhës me Partizanin.

Klubi shkodran zbulon se Jonuz ka ftuar personalitete si Samuel Eto’o dhe Santiago Solari të vizitojnë Shkodrën dhe Vllazninë. “Tekniku ka qenë i autorizuar nga Klubi i Futbollit Vllaznia për të biseduar dhe gjetur ura bashkëpunimi me klube të ndryshme. Nga sa ka bërë të ditur vetë ai pas kthimit në Shkodër, ka patur biseda edhe me personalitete të tilla të futbollit si Samuel Eto dhe Santiago Solari, të cilët madje i ka ftuar që në një të ardhme të afërt të jenë në Shkodër.

Ftesa është mirëpritur nga ana e tyre dhe është lënë që bisedohet sërish në të ardhmen për detaje të tjera. Po ashtu, një ftesë i është bërë edhe zëvendëspresidentit të Akademisë ‘Aspire’ të Dohas, Tarik Aziz, një prej më të mëdhave në Botë, për të bashkëpunuar me Vllazninë. Edhe ai po ashtu e ka mirëpritur një ftesë të tillë”, thuhet në njoftimin e klubit shkodran. /abcnews.al

Jonuz dhe Tarik Aziz, zëvendëspresidenti i Akademisë ‘Aspire’ në Doha