Roma ka bërë një goditje shumë të rëndësishme në merkato, duke afruar në ekip spanjollin Pedro. Sulmuesi anësor ka fituar gjithçka në karrierën e tij dhe pas disa sezoneve të suksesshme te Chelsea, u zyrtarizua te Roma.
Klubi verdhekuq i Serie A zyrtarizoi pak çaste më parë firmën e Pedros, i cili u filmua edhe duke mbajtur fanellën e Romës në duar. Zyrtarizimi i Pedros është një lajm i madh, por dhe më i madh ka qenë gjesti i Romës në video-prezantim.
Gjysmën e ekranit, klubi romak e ka rezervuar për një kauzë shumë pozitive, ku shfaq fotot dhe emrat e disa personave të humbur, si dhe një numër telefoni kontakti, për të ndihmuar në gjetjen e tyre. Një klub fantastik, një transferim fantastik./abcnews.al
https://twitter.com/ASRomaEN/status/1298289181442158592