Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Rinis merkato, Arsenio Valpoort nënshkruan me Teutën

schedule11:54 - 14 Gusht, 2021

schedule 11:54 - 14 Gusht, 2021

Arsenio Valpoort është zyrtarisht i Teutës. Sulmuesi 29-vjeçar prej pak ditësh kishte mbërritur në Shqipëri dhe sot kampionët e vendit dolën me njoftim.

Valpoort ka nënshkruar me Teutën dhe tani do të duhet të bëhet gati për duelin e parë, në finalen e Superkupës kundër Vllaznisë më 28 gusht.

Valpoort ka goxha eksperiencë, teksa luajtur në elitën e futbollit holandez dhe në ligën e sytë, sikurse edhe në Belgjikë, Izrael, Hungari me Ferencvaros, si dhe në Kore. /abcnews.al

 

NJOFTIMI I KAMPIONËVE – “KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Arsenio Valpoort. Drejtuesit e klubit dhe lojtari kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari tashmë është pjesë e bluve.

28-vjeçari tulipan vjen nga kampionati qipriot teksa në sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Ermis në elitën e futbollit të shtetit ishullor. Sulmeusi do të bashkohet ditën e merkur me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i 6-të i Teutës në këtë afat kalimtar.

KF Teuta i uron mirëseardhje Arsenio Valpoort, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë me fanellën e skuadrës tonë”, shkruhet në komunikatën e Teutës në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!