Një tjetër kampionat rikthehet këtë muaj dhe bëhet fjalë për Hungarinë, që ka dhënë “OK”-in që të rinisin ndeshjet e futbollit. Gjithçka është zyrtare dhe me 23 maj do të luhen gjysmëfinalet e Kupës. Një javë më pas, më 30 maj, rinis kampionati.
Május 23-án a Magyar Kupa elődöntőinek első mérkőzéseivel folytatódik a futballidény, május 30-án pedig a 26. fordulóval folytatódhat a férfi NB I-es bajnokság. A női NB I-ben csak a BL-indulás eldöntéséhez szükséges mérkőzéseket rendezik meg. https://t.co/HMFuKEjA3l
— MLSZ (@MLSZhivatalos) May 4, 2020
Sigurisht që ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e publikut, ndërkohë që të gjithë do të ndjekin edhe një protokoll sanitar që të mos ketë njerëz të infektuar. Më parë edhe Çekia ka marrë vendimin për ta kthyer futbollin dhe atje nis kampionati më 29 maj.
Polonia dhe Portugalia gjithashtu kanë konfirmuar datat, Së shpejti pritet edhe zyrtarizimi nga Danimarka, kurse në Gjermani pritet të jepet “OK” ditën e nesërme. Tre janë vendet që e kanë mbyllur sezonin që tani, Belgjika, Holanda dhe Franca. /abcnews.al