Zyrtare/ Rey Manaj prezantohet te Watford, por Barça nuk ndahet nga sulmuesi shqiptar

schedule15:59 - 12 Korrik, 2022

schedule 15:59 - 12 Korrik, 2022

Rey Manaj është prezantuar zyrtarisht te skuadra e Watofrd në Angli, me skuadrën që luan në Championship. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Në këtë mënyrë lojtari do të nis një aventurë të re në Angli, me Barcelonën që nuk është shkëputur totalisht nga sulmuesi shqiptarë pasi ka të drejtën e refuzimit të ofertës së parë që mbërrin në klubin e Watford në rast shitje të futbollistit, ndërsa katalanasit do të përfitojnë 50% të shumës në rast shitje nga skuadra angleze.

“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë nënshkrimin me lojtarin e kombëtares së Shqipërisë, sulmuesin Rey Manaj që vjen nga Barcelona”, shkruhej në njoftimin e Watford në Twitter.

Më herët sulmuesi i kombëtares ka qenë në Itali dhe Spanjë, teksa sezonin e fundit e mbylli te Spezia në Serie A në formë huazimi.

/f.a/abcnews.al