Zyrtare: Renato Malota bardhezi, Laçi përforcon mbrojtjen

schedule15:39 - 14 Gusht, 2020

schedule 15:39 - 14 Gusht, 2020

Laçi ka zyrtarizuar lëvizjen e dytë në merkato. Sikurse pritej, është mbrojtësi Renato Malota ai që ka nënshkruar me kurbinasit. Detajet e marrëveshjes nuk bëhen të ditura. Nga nesër lezhjani do të vihet nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu.

“Renato Malota zyrtarisht firmos me KF Laçi. I urojmë suksese të mëtejshme në karrierë. Nga nesër fillon normalisht stërvitjen me skuadrën . Mire se vjen”, shkruan klubi kurbinas në rrjetet sociale.

Malota te Laçi gjen Armando Cungun, me të cilin ka bashkëpunuar te skuadra e Kukësit vite më parë. Në të shkuarën qendërmbrojtësi është aktivizuar edhe me Dinamon e Partizanin, kurse te Vllaznia ka kaluar 2.5 vitet e fundit. /abcnews.al