Zyrtare/ Real Madrid “blindon” një tjetër lojtar, Valverde rinovon me “Los Blancos”

schedule14:54 - 9 Nëntor, 2023

schedule 14:54 - 9 Nëntor, 2023

Kohë rinovimesh te Real Madrid dhe pikërisht lojtarët më me vlerë që ka klubi.

Pas Vinicius, Rodrygo dhe Camavinga, radha është e Valverde. Mesfushori uruguaian ka rinovuar zyrtarisht me klubin spanjoll deri në vitin 2029.

Ashtu si treshja e lartpërmendur, Valverde do të ketë një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh. Valverde e ka shprehur edhe më përpara se ëndrra e tij është që të bëhet kapiteni i këtij klubi, duke premtuar besnikëri të plotë./h.ll/abcnews.al