Zyrtare: Rakitic e mbyll me Barcelonën, Sevilla e pret krahë hapur

schedule14:57 - 1 Shtator, 2020

schedule 14:57 - 1 Shtator, 2020

Tashmë është zyrtare. Ivan Rakitic nuk është më një lojtar i Barcelonës. Sevilla dhe klubi katalanas kanë gjetur marrëveshjen mes tyre dhe mesfushori do të rikthehet sërish në shtëpinë e tij.

32-vjeçari ka firmosur një kontratë 4 vjeçare, konkretisht deri në 30 qershor të vitit 2024. Kujtojmë se Rakitic ka qenë dhe kapiteni i klubit në sezonin 2013/2014, vit ku Sevilla fitoi dhe Europa League.

Ivan largohet kështu nga “Camp Nou” pas 310 ndeshjesh në të gjithë kompeticionet, ku shënoi 35 gola dhe dhuroi 42 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!