Zyrtare: Qetësohet Gega, Kukësi nënshkruan me një qendërmbrojtës

schedule15:18 - 1 Tetor, 2020

schedule 15:18 - 1 Tetor, 2020

Kukësi ka nënshkruar me mbrojtësin Mehdi Hetemaj, i cili ka bindur trajnerin Skënder Gega. 23-vjeçari ka nënshkruar për dy vite me verilindorët dhe ditën e sotme ka ardhur edhe njoftimi i nënkampionëve përmes një postimi në rrjetet sociale. Largimet e Obanor, Teqes e Krasniqit kishin lënë boshllëk në prapavijë.

“Mehdi Hetemaj është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi shqiptar i lindur në Austri ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.

Mbrojtësi Hetemaj vjen në Shqipëri nga kampionati austriak, duke qenë se ka luajtur me ekipe të ndryshme në Austri. Së fundmi, mbrojtësi 23-vjeçar ka luajtur me ekipin e Wiener Neustadt. Në të kaluarën, ai ka luajtur edhe me ekipin e Austrisë U18.

Hetemaj i është bashkuar skuadrës menjëherë në përgatitjet për sezonit e ri. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Hetemaj ! Mirë se vjen Mehdi!”, shkruan klubi i Kukësit në njoftimin e bërë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!