Kampionati gjerman i futbollit do të rifillojë me datë 15 maj. Pas 9 ditësh, Bundesliga do të shkelmojë topin e parë pas një mungese dy mujore, për shkak të pandemisë Koronavirus.
Më herët sot, kancelaria Angela Merkel dha dritën jeshile për rifillimin e sezonit, që parashikohej me datë 22 maj. Gjithsesi, Bild raporton se kampionati do të rifillojë një javë më herët, ditën e premte me 15 maj.
Të gjithë po presim me padurim rifillimin e futbollit dhe Bundesliga po vendos një shembull për të ndjekur nga të gjitha kampionatet europiane, më saktësisht, nga kampionatet të cilat nuk janë anuluar ende./abcnews.al
decided! Bundesliga starts on May 15th @BILD_Sport @SPORTBILD
— Christian Falk (@cfbayern) May 6, 2020