Zyrtare: Nuk rinovoi me klubin e Bathës, Rrumbullaku qëndron në Rumani

schedule20:38 - 17 Qershor, 2021

schedule 20:38 - 17 Qershor, 2021

Simo Rrumbullaku vendosi të mos e rinovojë kontratën me UTA Aarad dhe prej fillimit të këtij muaji ai ishte në kërkim të një ekipi të ri. Ditën e sotme është zgjidhur e ardhmja e mbrojtësit të majtë.

Ish-anësori i Kukësit ka vendosur të qëndrojë në elitën e futbollit rumun dhe ka firmosur me AFC Chindia Targoviste. Gjithçka është zyrtare dhe 29-vjeçari ka firmosur kontratën dhe ka bërë fotot e prezantimit.

 

Kujtojmë se Rrumbullaku ka luajtur në disa klube greke, por për tifozët shqiptarë u bë i njohur kur ishte pjesë e Kukësit. Ai qëndroi tre vite te verilindorët, në periudhën 2017-2020.

Më pas firmosi me UTA Aarad, ku qëndroi për një sezon e gjysmë. Në këtë edicion ai u aktivizua në 27 ndeshje dhe 21 pre tyre i nisi nga minuta e parë. Te UTA u transferua Idriz Batha dhe Ronaldes Baravykas para pak ditësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!