Florent Avdyli nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Siç bën me dije klubi, mesfushori nuk ka gjetur akordin për rinovimin dhe është larguar pas tre sezonesh të suksesshme në Durrës. Ai ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit në dy sezonesh e fundit, kur u arritën edhe sukseset më të mëdha.
NJOFTIMI I KLUBIT- Faleminderit Kampion! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mefushorin Florent Avdyli, i cili nga sot nuk është më pjesë e #Teutës. Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen.
KF Teuta falënderon Florent Avdylin, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanellën blu. Avdyli meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. /abcnews.al