Teuta nuk ka humbur kohë për të gjetur portierin e ri të ekipit. Stivi Frashëri u transferua në Kosovë te Ballkani, teksa në “Niko Dovana” ka zbarkuar Pano Qirko.
22-vjeçari është prezantuar nga klubi bregdetar si afrimi i fundit në merkato. “Gardiani” vlonjat ka luajtur më parë me Flamurtarin, Tiranën dhe Bylisin.
“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me portierin, Panajot Qirko. Drejtuesit e klubit dhe Qirko kanë gjetur akordin për bashkëpunim, lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve.
Qirko, portier me shtetësi (Shqiptare) do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencës tek, Flamurtarit, Tirana dhe së fundmi tek Bylisi“, lexohet në komunikatën e kampionëve të Shqipërisë. /abcnews.al