Jurgen Dushkaj është futbollisti më i ri i Kukësit. Klubi i Superiores ka prezantuar 26-vjeçarin nga Lezha, i cili luan në krahun e majtë të mesfushës, por edhe në qendër dhe krahun e djathtë të saj.
Dushkaj ka firmosur për dy vite me Kukësin, teksa ka provuar edhe disa aventura në futbollin rumun. Në Shqipëri ka luajtur më parë me Luftëtarin dhe Bylisin.
“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Jurgen Dushkaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë dy vjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Dushkaj vjen te Kukësi pas një eksperience në kampionatin shqiptar. Mesfushori i majtë ka luajtur me ekipe si Luftëtari, Bylisi, Dacia Unrea e Voluntari.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Dushkaj me fanellën e ekipit tone. Mirë se vjen Jurgen“, lexohet në postimin zyrtar të klubit verilindor. /abcnews.al