Alvaro Morata është zyrtarisht iu Juventusit. Sulmuesi ka nënshkruar me bardhezinjtë, pasi u gjet marrëveshja me Atletico Madrid. Klubi italian e ka huazuar atë do të paguajë 10 milion euro për këtë lëvizje.
Vetë Juventusi njofton se në marrëveshjen mes palëve ka klauzolë për blerjen e sulmuesit verën e ardhshme për 45 milion euro, si dhe një opsion për ta shtyrë huazimin edhe për një sezon tjetër në këmbim të 10 milion eurove.
✍ OFFICIAL | @AlvaroMorata has returned home! ⚪⚫
#MoreMorata #LiveAhead pic.twitter.com/2h28s9s4SG
— JuventusFC (@juventusfcen) September 22, 2020
Në fund të huazimit 2-vjeçar, atëherë Juventusi mund ta blejë përfundimisht spanjollin e sulmit për 35 milion euro. Dje ai kreu vizitat mjekësore dhe nënshkroi dhe fillimisht do të jetë i bardhezinjve deri në fund të sezonit dhe më pas do të ketë bisedime mes klubeve për të saktësuar të ardhmen e Morata. /abcnews.al


