Zyrtare: Merkato e Kukësit nis me një mesfushor, firmos Ardit Hila

schedule16:19 - 11 Qershor, 2021

schedule 16:19 - 11 Qershor, 2021

Kukësi ka nisur merkaton dhe sot ka nënshkruar me mesfushorin Ardit Hila, i cili rikthehet në Superiore pas eksperiencave në Kosovë me Prishtinën dhe Gjilanin. Lojtari nga Elbasani, kampion para dy vitesh me Partizanin, ka luajtur në të shkuarën edhe me Teutën dhe ekipin e vendlindjes, ndërkohë tani do të provojë një eksperiencë të re te Kukësi.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Ardit Hila është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Klubi ka arritur marrëveshje me mesfushorin 28 vjeçar, duke firmosur kontratë për 2 sezonet e ardhshme.

Hila vjen në klubin e Kukësit pas një aventure në Kosovë, ku ishte pjesë e Gjilanit. Hila është njohës i mirë i Kategorisë Superiore teksa ka qenë pjesë e skuadrës së Elbasanit, Teutës e Partizanit duke fituar edhe titull kampion në Shqipëri. Klubi i Kukësit i uron Hilës shumë suksese me fanellën e Kukësit! Mirë se vjen Ardit!

“Me ka munguar Shqipëria. Ika si kampion dhe shpresoj të rikthehem si kampion me Kukësin. Pse Kukësin? Më bindi projekti i Kukësit dhe fakti që luan gjithmonë për trofe, ma bëri më të lehtë zgjedhjen time. Uroj që në Kukës të rikthejmë trofeun e titullit kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Forca Kukësi”, u shpreh Hila në prononcimin e tij të parë si futbollist i Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!