Zyrtare: Lukas Podolski rikthehet në Turqi, firmos me Antalyaspor

schedule15:47 - 23 Janar, 2020

schedule 15:47 - 23 Janar, 2020

Lukas Podolski ka ndryshuar ekip dhe kampionat. Gjermani, i cili ishte pjesë e Vissel Kobe në Japoni, tashmë do të aktivizohet në Superligën turke dhe ka qenë klubi i Antalayspor që e ka bindur atë me ofertën e bërë.

Kalimi i tij në Turqi ishte vetëm një formalitet dhe sot ka ardhur edhe zyrtarizimi. Te skuadra e re Podolski do të mbajë numrin 11, ndërkohë që Antalyaspor ka postuar edhe një video në faqen zyrtare në Twitter.

Për sulmuesin ky do të jetë klubi i shtatë në karrierë. Gjithçka e ka nisur te skuadra e Koln, ku me 12 golat e shënuar bindi gjigantët e Bayern Munchen për shumën e 10 milion eurove. Pas tre sezoneve u rikthe te Koln dhe në vitin 2012 kaloi në Premier League tek Arsenal.

Podolski ka luajtur edhe me Interin për gjashtë muaj, për të kaluar në Turqi te Galatasaray. Me turqit luajti dy sezone dhe më pas provoi një eksperiencë në Japoni, ku qëndroi tre sezone dhe shënoi 15 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!