Merkato e janarit ende nuk ka përfunduar dhe klubet po mendojnë lëvizjet e tyre të fundit. Real Valladolid ka surprizuar me goditjen e tyre të fundit. Klubi spanjoll ka arritur të transferojë në La Liga mesfushorin e njohur francez, Hatem Ben Arfa.
Klubi që është në pronësi të legjendës braziliane, Ronaldo, e bëri zyrtare transferimin e Ben Arfa në “Twitter” në mëngjesin e sotshëm. Faqja zyrtare e Real Valladolid ka postuar një foto t Ronaldos me francezin, duke konfirmuar transferimin.
32-vjeçari ishte në sezonin e tij të dytë tek Rennes dhe tashmë ka pranuar një aventurë të re në Spanjë. Ben Arfa është aktivizuar në 2037 minuta këtë sezon, ku ka gjetur dhe 7 herë rrugën e rrjetës në Ligue 1. /abcnews.al
?? ¡Ben Arfa!
?? https://t.co/S7bdX8cqQe#pucela #RealValladolid pic.twitter.com/4qvvifZPeg
— Real Valladolid C.F. (@realvalladolid) January 28, 2020